Shenja të koronavirusit, një 32-vjeçar dhe familja e tij dyshohen për Covid-19 në Gjirokastër

schedule15:01 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:01 - 16 Korrik, 2020

Dyshohet se një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës mund të jetë i prekur nga Covid.

I riu ka shfaqur simptoma të virusit si temperaturë dhe probleme me frymëmarrjen.

Mësohet se personit në fjalë nuk i është bërë tamponi, dhe se vetëm përpara 30 min iu bë skaneri në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ndërsa pritet edhe përgjigja e leximit të skanerit.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë me temperaturë të  lartë por askush nuk u ka marrë tamponin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!