Në Librazhd janë zbuluar pesë parcela me kanabis përgjatë Luginës se Shkumbint, ku janë kapur 2700 rrejë.
Kështu, për moskallëzim të krimit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, Shefqet Hasani, kryeplaku i fshatit Mirakë dhe B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe Roshi Çota, inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë.
Bimët janë asgjësuar ndërsa po punohet me metoda speciale të hetimit për identifikim dhe kapjen e autorëve. Policia ka krehur luginën e lumit Shkumbin,plazhet ,etj. Kanabisi ishte mbjellë përgjatë Luginës se Lumit Shkumbin.
Njoftimi:
Librazhd
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasit:
Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, Librazhd, pasi në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike, të cilat u asgjësuan.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale. /abcnews.al/