Klea Huta dhe Elgit Doda një muaj më parë u bënë prindër të një djali, që e kanë quajtur Krid. Dyshja nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale me vogëlushin e tyre, por duke u kujdesur gjithmonë të mos zbulojnë portretin e tij.
Por, duket se fakti që sapo është bërë nënë nuk e ka ndalur Klean, të qëndrojë aktive në muzikë. Një postim që ka bërë së fundmi në Instatory, këngëtarja ka lënë të kuptojë se po vjen me një këngë të re.
“Coming Soon”, ka shkruar Klea, krahas fotos ku duket e kuruar në detaj dhe mjaft në formë, duke nënkuptuar kështu se kënga është finalizuar dhe tashmë po xhiron klipin.
Përsa i përket partnerit, Elgiti së fundmi ka sjellë një super bashkëpunim me Alban Skënderajn. “Parajsa ime” ka rezultuar një sukses, e cila ka arritur të marrë rreth 10 milion klikime në Youtube pak javë pas publikimit. /abcnews.al/