Hapja e negociatave/Vlahutin u dorëzon raportin krerëve të vendit

schedule19:32 - 17 Prill, 2018

schedule 19:32 - 17 Prill, 2018

Pasi shefja për politikë të jashtme Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn paraqitën progres raportin për zgjerimin, shefja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin u dorëzoi nga kopje krerëve të shtetit. Fillimisht ajo është ndalur në kryeministri ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndalesa e rradhës ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Europian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Më pas Ambasadorja Romana Vlahutin përshkroi rrugën në këmbë, nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Më herët shefja e Bashkimit Evropian deklaroi se  “Shqiptarët e meritojnë t’u njihen përpjekjet e bëra për anëtarësimin”.Ambasadorja Vlahutin bëri të ditur gjithashtu se Mogherini do të jetë sot në Tiranë, për të nisur të mërkurën takimet zyrtare. /abcnews.al