Sulmohet makina e “Shqiponjave” në Elbasan, lëndohet një efektiv

schedule21:50 - 15 Korrik, 2020

schedule 21:50 - 15 Korrik, 2020

Automjeti i efektivëve të njësisë “Shqiponja” është sulmuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur në hyrje te qytetit të Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.

Automjeti dyshohet se ka qenë në lëvizje dhe është e paqartë mënyra se si është goditur. Për shkak të goditjeve është thyer xhami i përparmë i automjetit të policisë, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë njëri prej efektivëve.

Mbrëmjen e sotme, policia ka ndërhyre në një sherr, por burime për abcnews.al bëjnë të ditur se kjo nuk ka lidhje me sulmin që i është bërë automjetit të policisë.

Mësohet se ka qenë një kontroll rutinë nga ana e forcave të policisë për persona që mbajnë mjete të palejueshme që mund të kenë çuar në goditjen e automjetit të “Shqiponjave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!