Gjirokastra 15 vjet në UNESCO, festë në kohë pandemie, mungojnë turistët

schedule17:51 - 15 Korrik, 2020

schedule 17:51 - 15 Korrik, 2020

15 vjet Gjirokastra në UNESCO ka mbledhur shumë njerëz në pazarin tradicional.

Në një situatë të pazakontë pandemie drejtuesit e pushtetit vendor janë kujdesur që të organizojnë një aktivitet artistik dhe një panair.

Ato u zhvilluan në ambient të hapur pranë shtëpisë të shkrimtarit Ismail Kadare që është kthyer në muze. Përpara banesë të tij janë ekspozuar dhe disa fotografi të qytetit të gurtë ndër vite.

Fotot datojnë që prej viti 1848 dhe pasqyrojnë shumë pasuri kulturore që Gjirokastra sot i ka humbur.

Ndërsa banorët e zonave të ndryshme të qarkut kanë ekspozuar produktet bio që prodhojnë.

“Vjet ka pasur në shumë lëvizje. Vij nga Përmeti. Jam prodhues mjalti. Rakia me mjaltë kam dhe produkte të propolis. Kam futur dhe gliko që i prodhoj në shtëpi në mënyrë artizanale. Kemi pasur në shtëpi bletë që në 1975”, është shprehur një nga banorët.

Një tjetër banore thekson se trëndelinat janë shumë të veçantë dhe gjirokastritët e  kanë përdorur në disa receta.

“Përfaqësoj zonën e Lunxhërisë. Kam përgatitur byrek, hasude, qofte dhe likera të ndryshme. Pandemia na bllokoi aktivitetin se ne shpërndajmë produkte në të gjithë Shqipërinë po këtë vit nuk kemi lëvizur, sivjet jemi shumë dobët. Interesimi është shumë i vogël”, ka thënë një tjetër banore.

Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s prej vitit 2005, ku ndodhe 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë site të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!