Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë, kreu i Shtëpisë së Bardhë është komentuar për flokët e tij.
Gjatë pandemisë Presidenti ka “përqafuar” pamjen e tij natyrale, pasi nga bjond, ngjyra e tij është zbehur në gri, shkruan abcnews.al.

Presidenti 74 vjeçar njihet për përkushtimin e tij ndaj pamjes së jashtme.
Ndërsa sallonet e bukurisë janë mbyllur në të gjithë SHBA-në për shkak të koronavirusit, duket se Trump ka humbur ngjyrën, ndërsa kanë dalë në pah thinjat.

Trump doli për një konferencë të martën, ndërsa ra në sy ndryshimi në ngjyrën e flokëve të tij nga ditët e para-pandemisë. /abcnews.al


