Armando Sadiku do të rikthehet në përfundim të kampionatit te Levante, klub që zotëron kartonin e sulmuesit. I huazuar te Malaga, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje dhe klubi i La Liga do të ishte i hapur për të shitur atë.
Në Greqi emri i tij ka nisur të lakohet sërish dhe “gazzetta.gr” shkruan se Aris Selanik i është rikthyer idesë Sadiku për sulmin. Në listë edhe një lojtar tjetër, Christian Lopez. Tratativat për lojtarin e Levante nuk duken të lehta.
Paga e tij është e lartë, 500 mijë euro, ndërkohë që Aris Selanik duhet edhe të paguajë për kartonin e tij. Flasim për standarde të larta për klubin grek, sidomos në një periudhe krize financiare prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. /abcnews.al