Covid infekton “Gjendjen Civile” në Vlorë, mbyllet shërbimi, stafi në pritje të tamponit

schedule14:52 - 15 Korrik, 2020

schedule 14:52 - 15 Korrik, 2020

Është mbyllur Zyra e gjendjes Civile në Vlorë, shkak është bërë një rast i konfirmuar për koronavirus në këtë zyrë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme është konfirmuar pozitive një punonjëse ndërkohë që gjendja civilë ka vazhduar punën deri ditën e djeshme.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se qytetarë të ndryshëm janë paraqitur në këtë sportel për të marrë shërbimin por atyre u është njoftuar se zyra do të jetë mbyllur për dy javë.

Ende nuk dihet se si do të vazhdojë puna për marrjen e shërbimeve publike nga qytetarët ndërsa koronavirusi vijon të infektojë çdo institucion./abcnews.al