Japonia, akuza drejt Kinës për propagandë dhe keqinformim gjatë pandemisë

schedule13:06 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:06 - 15 Korrik, 2020

Japonia ka akuzuar Kinën për përhapje të ‘propagandës’ dhe ‘keqinformimit’ gjatë pandemisë së koronavirusit. Keqinformimi  përfshinte pretendime se virusi ishte sjellë në Kinë nga një anëtar ushtarak amerikan dhe se bimët mjekësorë kineze mund të trajtojnë koronavirusin, shkruan Daily Mail.

Pretendimet u publikuan në një dokument të miratuar nga qeveria e kryeministrit Shinzo Abe të martën.

 

Ndërsa virologia kineze Dr Yan Li-Meng nga ana tjetër paralajmëroi se ‘nuk kemi shumë kohë’ për të ndaluar pandeminë.

Yan deklaroi se ajo është detyruar të largohet nga Hong Kongu, sepse ajo e di shumë mirë se si trajtohen ata që flasin të vërtetën duke pretenduar se Pekini ishte në dijeni për koronavirusin  shumë përpara se të konfirmonte rastin e parë, raporton abcnews.al

Ajo tha për  Fox News : ‘Dua që njerëzit në SHBA të kuptojnë se sa e tmerrshme është kjo’.

Ajo shtoi: ‘Ne duhet të ndjekim dhe të bazohemi në prova reale sepse kjo është pika kyçe nëse duam të ndalojmë pandeminë. Ne nuk kemi shumë kohë ‘.

Në një intervistë, Yan tha se mbikëqyrësit e saj,  të njohur si disa nga ekspertët më të mirë në fushën e tyre injoruan kërkimet që ajo filloi të ndërmarrë që nga fillimi i shpërthimit, i cili përfundimisht çoi në pandeminë globale Covid-19, raporton abcnews.al

 

Kina – e cila ka raportuar 85.117 raste dhe 4,641 viktima nga koronavirusi është akuzuar për gënjeshtra dhe mbulim të informacionit që nga shpërthimi fillestar deri tek numri i rasteve dhe vdekjeve.

Pekini fillimisht u përpoq të mbulojë shpërthimin e virusit duke ndëshkuar mjekët që raportuan për të dhe duke mohuar gjithashtu faktin se virusi mund të përhapet nga një person në tjetrin.

Pasi virusi filloi të përhapet, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik dhe të përhapë informacione të rreme jashtë vendit, përfshirë sugjerimin se trupat amerikane mund të ishin transportuesit fillestarë.

Kina gjithashtu ka hedhur teorinë se virusi mund të ketë origjinën në Itali, vendi me viktimat më të shumta duke cituar se rastet e para  mund të kenë ndodhur shumë më herët sesa është raportuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!