Policia e ndoqi nga Lura në Bathore pas informacionit të marrë, si u arrestua 50 vjeçari

schedule10:18 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:18 - 15 Korrik, 2020

Policia ka arrestuar një 50 vjeçar me origjinë nga Lura e Dibrës pasi akuzohet se kishte vjedhur shtëpinë e një bashkëfshatari të tij.

Pas krimit ai ishte kthyer në Bathore, ku edhe jetonte, por policia ka marrë informacion për çfarë kishte ndodhur duke e ndjekur atë deri në shtëpi.

50 vjeçari është arrestuar, ndërsa në shtëpinë e tij në Lurë policia i ka kapur një automatik, një palë dylbi si edhe lëndë narkotike.

“Gjatë kontrollit të zonës për lokalizmin dhe kapjen e autorit, Policia e Dibrës siguroi informacion mbi vendndodhjen e tij dhe falë shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi për llogari të DVP Dibër, e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Vodhi me thyerje në banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, në Lurë, Policia e Dibrës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dylbi nate dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Operacioni për kapjen e autorit u finalizua në Bathore, Kamzë, Tiranë, nga ana e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të dhëna nga DVP Dibër.

Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje.

Në vijim të veprimeve, Policia e Dibrës ushtroi kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.

Gjatë kontrollit të zonës për lokalizmin dhe kapjen e autorit, Policia e Dibrës siguroi informacion mbi vendndodhjen e tij dhe falë shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi për llogari të DVP Dibër, e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!