Humb jetën nga murtaja bubonike 15-vjeçari në Mongoli

schedule09:38 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:38 - 15 Korrik, 2020

Një adoleshent në Mongoli ka ndërruar jetë si pasojë e murtajës bubonike. 15-vjeçari u infektua me bakterin vdekjeprurës pasi hëngri një marmot bashkë me dy persona të tjerë.

Marmoti është një lloj brejtësi që bart bakterin që shkakton murtajën.

Nëse nuk trajtohet, ky bakter mund të bëhet shkak për vdekje brenda 24 orësh. Raportohet se djali ndërroi jetë tre ditë pasi u infektua.

Qendra Kombëtare e vendit për sëmundje zoonotike tha që adoleshenti jetonte në provincën perëndimore Mongole Govi-Altai. Ndërsa, dhjetëra persona që kanë qenë në kontakt me adoleshentin janë karantinuar.

Veç kësaj, karantina është vendosur në 5 distrikte në Mongoli për të ndaluar përhapjen.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar së fundmi me murtajë bubonike në Khovd, pas rastit të një 27-vjeçari dhe vëllait të tij 17-vjeçar. /abcnews.al/