Luciano Moggi, një emër shumë i njohur i futbollit italian, ka analizuar momentin që po kalon Milani, si dhe pranoi për TuttoMercato se Pioli nuk duhet të largohet, pavarësisht se projekti i Rangnick mund të funksionojë.
“Pas periudhës së izolimit, Milani ka bërë të kundërtën e Interit. Dukshëm do të kenë kryer një lloj përgatitjeje, e cila po jep fryte dhe cilësi në lojë. Uroj të mos bëjnë si në rasti kur vendosën të largojnë Gatusson për të afruar Giampaolon.
“Të isha drejtues i Milanit, do të mbaja Piolin. Duke ndryshuar përsëri, skuadrës i kanosen shumë rreziqe. Në këto momente kuqezinjtë janë ndër formacionet më të forta. Druaj se jo vetëm trajneri, por mund të largohet edhe Ibra. Ai kur thotë diçka, e bën”, u shpreh Moggi../abcnews.al