Irani së fundmi ka deklaruar se ka ekzekutuar një ish-punonjës të ministrisë së mbrojtjes pasi i njëjti u kishte shitur informacione SHBA-së.
Zëdhënësi i autoriteteve gjyqësore, Gholamhossein Esmaili, është shprehur se , ekzekutimi i Reza Asgarit ështëbërë një javë më parë.
Ndër të tjera mediat e huaja raportojnë se Esmaili deklaroi se Asgari u kishte dhënë informacione CIA-së për sa i përket programit të raketave të Iranit, pasi ishte pensionuar nga sektori i hapësirës ajrore të ministrisë së mbrojtjes në vitin 2016.
Autoritetet nuk kanë njoftuar për arrestimin e tij, madje edhe për procedurat gjyqësore që Asgar duhej t’i kalonte deri në ekzekutim.
Zëdhënësi në Iran e bëri njoftimin derisa iu përgjigj pyetjes në lidhje me një person tjetër i cili ishte i dënuar për spiunazh./abcnews.al