Më shumë se 5 shekuj e gjysmë pasi shërbeu si “altar” për Skëndërbeun dhe Donikën e tij, sot Kalaja e Kaninës është një nga atraksionet më të vizituara në vend.
Me pamjen spektakolare të bregdetit por edhe historisë që mban në çdo gur të saj, kjo Kala tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
“Edicioni Veror” vendosi të sjellë pak histori nga vitet që mbart kjo kala. Profesor Kastriot Hoxha tregon për mikrofonin e ABC News se këtë vit turistët që dominojnë janë ata nga trevat shqiptare për shkak të situatë së pandemisë së koronavirusit.
Ai tregon se ka pritur dhe përcjellë shumë vizitorë që janë larguar të mahnitur nga kjo kala, për të cilën thotë se është si të jesh në gji të perëndisë.
“Skëndërbeu përveç bukurisë së Donikës dhe moshës së saj të njomë ai është frymëzuar dhe nga bukuritë dhe trimëritë e kësaj kalaje. Vajzat e Gjergj Arianitit thuhet se ishte një vajzë shumë e bukur. Kanina është një vend mjaft i vizituar në të gjitha kohët.
Unë kam pritur njerëz nga shumë vende të botës. Sivjet vijnë vetëm vizitorë nga trevat shqiptare. Turistët mahniten nga bukuria e saj. Vlora është qytet i bukurive dhe bujarisë. Këtu është si te jesh në gji të perëndisë. Kjo është bukuri e rrallë”, shprehet ai. /abcnews.al

