Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë për vendet e BE-së

schedule17:52 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:52 - 14 Korrik, 2020

Më në fund  duket se situata nga pandemia është nënë kontroll, kjo ka bërë që qeveria në Bosnjë dhe Hercegovinë të vendosë për hapjen e kufinjve për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen.

Gjatë hyrjes në territorin e Bosnjës, udhëtarët nga këto vende, duhet të posedojnë një test negativ për koronavirus, tha kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

“Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë”, tha Tegeltija.

Bosnja, i ka mbyllur kufijtë për qytetarët e BE-së para katër muajsh. Ndërkohë që nga 1 qershori, Bosnja ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, pa kufizime shtesë, dhe në përputhje me masat epidemiologjike të nxjerra nga institutet epidemiologjike./abcnews.al