Ndryshimet kushtetuese, Topollaj: Jemi në rrugë të mbarë, kemi akoma shumë për të bërë

schedule17:27 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:27 - 14 Korrik, 2020

Numri  dy i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj nga studio e Abc News këtë të martë ka komentuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Topollaj në fjalën e tij me gazetarin Endri Xhafo ka theksuar se me këtë vendim ato kanë arritur që të ulin influencën e pushtetit të kryetarëve të partive të mëdha.

 “Me listat e hapura u kemi hequr pushtet Ramës dhe Bashës, sepse ato kanë garë dhe me shqiptarët dhe do të jetë guxim i madh që një nga partitë e mëdha tani që ligji i ka dhënë mundësinë që të hapë të gjithë listën ti imponohet elektoratit të vet dhe të thotë se nuk do të konkurroj me lista të hapura por do të konkurroj me listë të mbyllur është një risk shumë i madh elektoral, që ato që do e marrin përsipër do të marrë parasysh dhe kostot”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se një hap i tillë është shumë pozitiv për të sjellë ndryshimin dhe pse është shumë larg asaj që ato kanë kërkuar.

Sipas tij për Shqipërinë e mirë do të ishte e mirë që vota të kishte një korrigjim kombëtar dhe administrimi zgjedhor me hapjen e listave domosdoshmërish do të jetë oapolitik.

Nëse ky sistem do të adoptohet do të jetë me e lehtë prishja e statuskosë ekzistuese. Kjo që ka kaluar sot është gjysmake, ne mendojmë  që të demokratizohet sistemi, nuk mjafto vetëm hapja e listave or është korigjimi kombëtar, pasi nëse ne i hapim listave vetëm në rajone është një punë gjysmake pasi sado e hapur të jetë lista në qarkun e Kukësit, për të bërë një deputet partisë do i duhet 30% e votave është një prag i madh dhe nëse nuk e arrin një gjë të tillë votat ndahen në partitë e mëdha. Për Shqipërinë gjithashtu e mirë do të ishte e mirë që vota të kishte një korrigjim kombëtar dhe administrimi zgjedhor me hapjen e listave domosdoshmërish do të jetë oapolitik, pasi komisionerët nuk do të numërojnë vetëm votat e partisë së tyre por edhe të partive dhe anëtarëve brenda.

Ajo që unë theksoj është se kjo që është arritur është hap pozitiv por larg asaj që është kërkuar nga faktorët politik për fillimin e ndryshimit. Nuk kemi arritur plotësisht atë që kemi kërkuar kemi arritur shumë pak nga ajo që kemi kërkuar, e kemi pas parasysh një gjë të tillë. Ne deri më sot kemi pas një sistem politik ku partitë e mëdha ishin gjithmonë të fituar”, ka thënë Topollaj. /abcnews.al