Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësi fansave në Instagram t’i bëjnë pyetjet që dëshirojnë, duke krijuar kështu një mini-intervistë.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka marrë njëra prej pyetjeve, ku një fans i thotë se cili është vendi i preferuar për të udhëtuar.
Ndërsa Bebe nuk harron të përmend edhe Shqipërinë, si një sugjerim për të gjithë pushuesit gjatë verës.
“Franca, Brazili, Finlanda, Shqipëria, Meksika, Karaibet”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë në dhjetor të vitit që lamë pas, pak ditë pas tërmetit të shkaktoi dëme të mëdha atje./abcnews.al