Myrteza Çaushi do të përballet të premten e 17 korrikut me Gjykatën e Korçës, për të shqyrtuar provat, që do të dorëzohen prej tij, për të mbështetur kërkesën për lirimin me kusht.
Kreu i bandës së Çoles, pretendon se i ka kryer 25 vite burg dhe se kërkesa e tij është e ligjshme.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Krijimit të bandave të armatosura, kryerjen e krimeve nga bandat e armatosura, vrasje, rrëmbim personi si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Por kur kanë nisur procedurat e para ligjore për lirimin e Zani Çaushit?
Abc News zbardh vendimin e gjykatës së Korçës që mban datën 26 korrik 2019.
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Shahu, kanë bërë llogaritjen e qëndrimit në burg të Çaushit dhe i kanë njohur këtij të fundit 52.5 muaj paraburgim.
Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e bërë nga Myrteza Çaushi pranë kësaj gjykate në 18 mars të vitit të shkuar.
Kreu i bandës së “Çoles” pretendon se nuk i është njohur periudha e paraburgimit nga data 30 shtator 1997, deri më 01 shtator 1999.
Çaushi e ka ngritur këtë pretendim pasi Gjykata e Tiranës kur ka bërë bashkimin e dënimeve njëri me burgim të përjetshëm të dhënë nga gjykata e Vlorës më 13 shkurt 2001 dhe dënimin nga dhoma penale e Tiranës me 18 vite burg në shkurt të 2009.
Sipas Çaushajt kjo gjykatë në shtator të 2014-ës, ka përcaktuar si datë të fillimit të dënimit pikërisht datën 1 shtatorë të vitin 1999 dhe jo nga 30 shtator i 97.
Përpara se të krijonte bandën e tij në mars të 1997, Zani Çaushi ishte arratisur nga një burg i Greqisë.
Drejtësia e vendit fqinj e kishte dënuar me 101 vite burg për disa vepra penale të ndryshme.
Gjate viteve kur veproi në Vlorë, Banda e “Çoles” e drejtuar nga Zani Çaushi ka pasur edhe disa banda te tjera qe vepronin si Banda e “Gaxhait”, Banda e “Kakamit” dhe Banda e “Pusit të Mezinit”./abcnews.al