Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si të menaxhoni frikën në një situatë të vështirë

schedule15:16 - 14 Korrik, 2020

schedule 15:16 - 14 Korrik, 2020

Frika është instikti ynë natyror rreth gjërave të rrezikshme dhe situatave që ne kemi nevojë për mbrojtje.

Dikush ka frikë nga errësira, gjarpërinjtë, merimangat apo për shkaqe të ndryshme.  Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të mbash frikën në kontroll.

“Outdoor Life”  ju jep disa këshilla për të menaxhuar frikën në një situatë të vështirë, në të cilën mund të ndodheni:



Kuptoni fiziologjinë e frikës 

Situatat e mbijetesës zakonisht përfshijnë disa elementë të frikshëm. Të humbasësh, të merresh me grabitqarë dhe të përballesh vetëm me lëndime mund të jenë ngjarje të frikshme. E rëndësishme  është  të njohim faktin që po ndiejmë frikë dhe të identifikojmë nëse këto frikëra janë të arsyeshme apo jo.

Fillimisht njihuni me burimin e frikës

Kur bëhemi të stresuar ose kemi frikë është mjaft e zakonshme për hormonet tona. Kjo frikë e pakufizuar mund të shfaqet në shumë mënyra. Nëse jeni në panik, mund të vraponi ose mund të jeni të ngrirë nga frika dhe të mos jeni në gjendje të lëvizni. Ju madje mund të mbingarkoheni nga emocione, ulërima, duke qarë ose përplasur diçka. Çdo lloj prej këtyre përgjigjeve mund të ju lëndojë, dhe atëherë ju do të keni shumë probleme.

Shfrytëzoni fuqinë e frikës duke e mbajtur në kontroll

Ndjenjat tona natyrore të frikës shpesh mund të na vendosin jashtë situatave të jetës ose vdekjes, por rreziku nuk është gjithmonë i shmangshëm. Kur një situatë bëhet e frikshme, ju mund ta përdorni atë frikë për t’ju ndihmuar të mbijetoni. Frika mund të na largojë nga dhimbja dhe të na ndihmojë të qëndrojmë më vigjilentë. Mbajeni frikën në kontroll, në vend që të bëheni viktimat e saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!