Harry Maguire, i blerë për rreth 90 milion euro nga Manchester United, i ka bindur të gjithë që shuma e paguar për të nuk i afrohet aspak vlerave të tij, atyre që ai ka shfaqur në fushë me “Djajtë e Kuq”.
Shpesh ka pasur qëndrime mjaft të rënda, sikurse ndodhi së fundmi me Rafael van Der Vaart. Maguire, i cili ka marrë edhe shiritin e kapitenit tek United, është bërë sërish protagonist në sfidën e fundit që skuadra e tij e barazoi në shtëpi kundër Southampton.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) July 13, 2020
Mbrojtësi qendror shfaqet gjatë një goditje këndi, teksa markon shokun e skuadrës. Kundërshtari “u vidhet” të dyve dhe del i lirë, ndërsa Maguire shikohet duke mbajtur për trupi Aaron Wan-Bissaka. /abcnews.al