Një çifti i ri në horizont? Këngëtarja e njohur fotografohet si rrallëherë përkrah një mashkulli

schedule08:23 - 14 Korrik, 2020

schedule 08:23 - 14 Korrik, 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha nuk ekspozohet shpesh në publik në shoqërinë e meshkujve.

Mirëpo, së  fundmi ajo është parë e shoqëruar me një mashkull misterioz, me të cilin kishte dalë për të blerë ushqime.

Bebe me djaloshin brun u shfaqën të veshur thjeshtë dhe mbanin maska dhe doreza, të cilat pasi mbaruan blerjet i hoqën.

Ata dukeshin shumë të afërt, megjithatë nuk pati asnjë puthje apo gjest që të mund të konfirmonte se janë në një lidhje.  Megjithatë, mediat kanë nisur të aludojnë, pasi dyshohet se mes tyre ka diçka më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!