Pas disa muajsh karantinë, jeta e natës ka rifilluar sërish në Angli. Megjithatë ndërsa shumë pronarë biznesesh mundohen t’i “detyrojnë” klientët që të respektojnë masat anti-Covid me metoda tradicionale, një tjetër është treguar “kreativ”.
Pronari i një biznesi në Cornwall instaloi një gardh elektrik për t’i mbajtur njerëzit larg barit. Stafit tek “The Star Inn” i kishte ardhur në majtë të hundës me klientët që thyenin rregullat dhe e panë të arsyeshme që të merrnin masa të rrepta.
Duke folur për Cornwall Live, pronari i biznesit Johnny McFadden tha se e ka vënë gardhin për të garantuar sigurinë e njerëzve.
“Gardhi është aty për të garantuar distancimin social,” tha ai.
“Para se të vendosja gardhin, njerëzit nuk po e praktikonin distancimin social dhe po silleshin si t’u pëlqente, por tani ata kujdesen për t’i ndjekur udhëzimet,” shtoi ai më tej.
Edhe pse disa nga klientët janë ankuar se i ka zënë korrenti, Johnny thotë se zakonisht gardhi është i fikur.
“Megjithatë, mund ta ndezim kur të duhet,” paralajmëroi ai. /abcnews.al/


