Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka biseduar sot me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, ku mes të tjerash përveçse është njohur me shqetësimet e tyre, ka prezantuar edhe planin e tij për daljen nga kriza e thellë ekonomike.
Në rrjetin social “Facebook” Basha shprehet kryeministri po promovon çdo lojë të pisët për të hequr vëmendjen nga dështimi i pandemisë dhe krizës ekonomike që sipas tij i ka shkaktuar vendit.
“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”, shprehet Basha.
Statusi:
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.3320568391327652/3320568467994311/