Oleg Tinkoff, një miliarder rus ndërtoi akullthyesen e parë private në botë, por tashmë është i gatshëm që ta japë me qira. Ajo ka kushtuar 80 milion euro dhe është e pajisur me pista helikopteri, dhomë masazhi, mjete lëvizëse në akull dhe një nëndetëse të thellësive.
La Datcha, e cila është 77 metra e gjatë do të vihet në dispozicion me një vlerë prej 740 000 euro në javë. Akullthyesja që u porosit nga themeluesi i Tinkoff Bank, është prodhuar në kantieret Damen Yachting. Akullthyesja mund të lundrojë në ujëra të veshura nga akulli për t’i hapur rrugën barkave dhe anijeve dhe është lëshuar nga porti i Vlissingen në jug të Holandës.
Akullthyesja, e cila është e pajisur me sisteme të avancuara karburanti dhe depozitimi të mbetjeve mund të qëndrojë rreth 40 ditë në det të hapur pa u kthyer në port. Milioneri rus thotë se e përdor vetë mjetin për 20 ditë në vit dhe kërkon ta japë me qera për pjesën tjetër. /abcnews.al/