Ervin Bushati bën deklaratën e fortë: TV i njohur më kërkoi para për të transmetuar këngën

schedule11:11 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:11 - 13 Korrik, 2020

“Molla” një ndër këngët më të famshme të këngëtarit të njohur Ervin Bushati e riktheu atë në tregun muzikor pas kaq shumë vitesh pauzë. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” këngëtari tregoi se si lindi ideja për të sjellë një remake, dhe pse zgjodhi pikërisht këtë këngë.

“Është këngë që ma kërkojnë mbas shumë këngëve të tjera që janë po aq të mira, por kjo është e brezit të pas viteve ’90, nuk njeh moshë dhe është e mirë. Ishte ideja që kisha në kokë gjatë pandemisë, krijuam këtë art modest për të gjithë ata që e pëlqejnë këtë këngë dhe muzikën e mirë shqiptare, duke e sjellë pak më summer, më fresk dhe më të përmbajtur. Dhe varianti i vjetër ishte i mirë…por muzika kërkon të tjera parametra, sounde më të mira.”, tha këngëtari.

Duke folur për mbi këtë projekt, Bushati bëri një deklaratë të fortë teksa tha se i kanë kërkuar dhe një shumë të konsiderueshme parash nga një media e njohur, por preferoi të mos përmendë emra. “Por realisht ngela pa fjalë, asnjëherë në jetën time, Ervin Bushati nuk ka paguar asnjëherë për transmetim kënge.”.

Ai është baba i dy djemve, 15 dhe 13 vjeç, dhe i pyetur nëse do të dëshironte që ata të ndiqnin rrugën e tij në muzikë, këngëtari tha: “Dua ta kenë një hobi dhe jo profesion, nuk jam nga ata që mendoj se djali im të bëhet muzikant ose këngëtar.“. Ndërkaq, i pyetur nëse do t’i rikthehet sërish ekranit, ai tha se për momentin është i përqendruar tek muzika. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!