Një situatë sa qesharake dhe ‘turpëruese’ i ka ndodhur një 22-vjeçare teksa ishte me pushime në Antalya të Turqisë.
Kelsey Poole u dërgoi prindërve të saj një foto në ËhatsApp, ku shfaqej me të dashurin Elliot, por i kishte shpëtuar një detaj i vogël.
Në një moment, ndërkohë që fliste me të ëmën për të rejat e tyre nga pushimet, ajo i dërgoi edhe një foto me të nga pasqyra. Por, jo gjithçka kaloi lehtësisht pasi në selfien e realizuar vëmendjen e mori një objekt.
Bëhej fjalë për një shishe lubrifikanti, i cili u spikat pikërisht nga babai i saj, pasi nëna i tregoi foton.
Në përgjigjen e saj nëna i shkroi 22-vjeçares:“Babi thotë që fotot janë të bukura, interesante ajo shishja e Durex”.
Ndërkohë dje, dyshja përfunduan pushimet dhe u kthyen në shtëpi. Ndryshe nga çfarë e mendonin këtë situatë e kaluan me të qeshura./abcnews.al