Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm provinca jugore kineze Jianxi, është përshirë nga përmbytje të shumta.
Qeveria provinciale ka ngritur alarmin për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve, duke paralajmëruar katastrofa të jashtëzakonshme, shkruajnë mediat e huaja.
Po ashtu qytete të tjera përgjatë Yangtze, kanë ngritur alarmin duke qenë se rrezikohet nga rritja e nivelit të lumit.
Ndërkohë autoritete atje raportojnë për dëme të konsiderueshme, ndërsa Ministria e Menaxhimit të Urgjencës në Kinë menjëherë është përgatitur për t’i ardhur në ndihmë personave të rrezikuar.