Watford mbijeton me dy penallti, në Premier kemi “viktimën” e parë

schedule16:28 - 11 Korrik, 2020

schedule 16:28 - 11 Korrik, 2020

Dy sfidat e orës 13:30 në Premier League, kanë pasur një rëndësi të madhe sa i takon luftës për mbijetesë. Watford u përplas me Newcastle, ndërsa Norwich me West Ham. Ekipi i Ëatford arriti të fitojë 2-1 kundër Newcastle, falë dy penalltive.

Ishin “Qymyrxhinjtë” miq ata që shënuan të parët, me anë të Gayle në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë, kapiteni Deeney shënoi dy herë me penallti për të marrë tre pikët e arta. Watford ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 6 pikë më shumë se zona e ftohtë.

Ndërsa Norwich, ka rënë zyrtarisht nga Premier League, pas humbjes 0-4 ndaj West Ham. “Çekiçët” u treguan të pamëshirshëm dhe autor i katër golave ishte Michail Antonio. Me tre ndeshje të mbetura, Norwich bie matematikisht në Championship dhe me shumë gjasa, do e mbyllin në vend të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!