Funksionimi i transportit publik në Tiranë është në pikëpyetje për të vijuar. Ditën e djeshme shoqata e transportit deklaroi se e kanë të pamundur të vijojnë aktivitetin e tyre, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ende.
Gjatë kësaj jave fluksi i qytetarëve që kanë përdorur shërbimin e transportit urban në Tiranë ka qenë i ulët.
Gazetari Maksi Rama pa nga afër situatën në terren mëngjesin e sotëm, ndërsa qytetarët shprehen se janë të frikësuar të përdorin autobusët urbanë, por janë të detyruar të udhëtojnë.
“Kam frikë, por jam invalide, dua të dal. S’kam çfarë të bëj. Jam e detyruar të dal të marr ilaçet”, shprehet një qytetare.
Ndërkaq, orët në vijim do të jenë vendimtare nëse transporti publik në Tiranë do të mbyllet, apo do të vijojë të funksionojë. /abcnews.al