Beogradi është përfshirë sërish mbrëmjen e djeshme nga protesta të dhunshme. Qindra protestues u përleshën përsëri me policinë jashtë parlamentit të Serbisë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.
Protestat në Beograd kanë nisur në 7 korrik kundër masave ndaj pandemisë. Duket se këto protesta janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe po zhvillohen edhe pse uqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Protesta kishte edhe në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.
Mediat serbe raportojnë për protesta edhe në qytetet, Valjevo, Nish, Leskovac, Pirot, Vranje. Deri më tani janë arrestuar 70 persona. /abcnews.al