Depresioni vrau familjen Josifi? flet mjeku: Blerta ka qenë pacientja ime, vuante nga çrregullimi depresiv

schedule22:28 - 10 Korrik, 2020

schedule 22:28 - 10 Korrik, 2020

Dita ditës zbulohen faktë të reja për ngjarjen tragjike të Kombinatit ku u vetëflijuar Zhaneta dhe Anisa Josifi ndërsa vajza tjetër Blerta arriti të mbijetonte.

Në media është publikuar një intervistë e mjekut psikiatër Sadik Lala i cili ka deklaruar se Blerta Josifi ka vuajtur nga crregullimi depresiv dhe se ka qenë paciente e tij me të cilën ka realizuar 4 vizita në klinikën e tij.

 “Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime.  Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas.  Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë.

Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën.  Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave.  

Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015.  Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time.  Erdhi e shoqëruar nga e motra.  Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. 

E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket.  45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta”,  ka deklaruar mjeku psikiatër Sadik Lala./abcnews.al