VIDEO/ Tërbohen serbët, shkopinj gome dhe shkelma mbi protestuesin pa ndjenja

schedule17:49 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:49 - 10 Korrik, 2020

Mijëra njerëz protestuan kundër njoftimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për rikthim të ndalim-qarkullimit në Beograd gjatë fundjavës së kaluar për shkak të koronavirusit.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kaluan kordonin e policisë para hyrjes në ndërtesën e Parlamentit serb.

Në rrjetet sociale ende qarkullojnë video në të cilat shihet dhuna brutale e milicisë serbe ndaj qytetarëve.

Siç shihet edhe në këtë video një grup i madh policësh serbë shtrijnë në tokë një protestues duke e qëlluar brutalisht me shkopinj gome deri sa e lënë pa ndjenja në mes të rrugës.

Policët e tjerë të cilët janë duke kaluar patrullë me makinat e tyre vetëm sa e largojnë protestuesin pa ndjenja pasi ai u ka zënë rrugën.

Raste të tilla të dhunës së policisë serbe kanë bërë xhiron e rrjeteve jo vetëm në rajon por kanë kapërcyer edhe kufijtë e Europës.

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike” por vendosi që të tërhiqej nga masat shtrëngues për shkak të koronaviriusit./abcnews.al