Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur akuza drejt qeverisë. Shehaj, i cili akuzat e tij i ilustron me një video, shprehet se shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë patur vetëm një qëlim: vjedhjen dhe jo interesin publik.
Sipas ish-deputetit, edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milion euro.
“Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë patur vetëm një qëlim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastuar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet”, shkruan Shehaj. /abcnews.al