Të shumta janë rastet kur në transmetimet live ndodhin çudira.
Më i fundit vjen nga CNN, në momentin kur korrespondentja kombëtare , Sarah Sidner po raportonte, një grua në plazh u kap në kamerë duke tërhequr pantallonat.
Mirëpo, nuk është mjaftuar me kaq dhe kjo e fundit ka kryer edhe nevojat personale.
Gazetarja menjëherë është munduar ta shmang dhe ka bllokuar pamjen. E njoftuar nga regjia në kufje, ajo ka lëvizur pak në të djathtë ngadalë për të mbuluar gruan nga kamera, por sërish nuk ia ka dal. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale./abcnews.al