Kandidati për president Joe Biden ka prezantuar planin e tij për shppëtimin e ekonomisë amerikane, e cila është në krizë prej koronavirusit, ndërsa e cilëson Presidentin Donald Trump si jo kompetent.
Sipas tij, Trump nuk arriti të përmbushë planin e tij ekonomik.
Biden tha që plani i tij prej 700 miliard dollarë do të ishte investimi më i madh në ekonominë amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Axhenda “Ndërto më mirë”, tha ai, do të nxisë një bum prodhimesh. Fushata Trump sipas tij do të shkaktonte “katastrofë”.
Biden është i garantuar të përballet me Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori.
Duke folur në një firmë të metaleve pranë vendlindjes së tij të fëmijërisë, Scranton, Pensilvani, të enjten, Biden tha që dështimet e presidentit “kishin ardhur me një kosto të tmerrshme njerëzore dhe një shifër të thellë të dëmit ekonomik”.
“Familjet që punojnë po paguajnë çmimin për paaftësinë e kësaj administrate,” tha Biden.
Zgjedhjet e muajit nëntor pritet të mbizotërohen nga pandemia e koronavirusit dhe pasoja e saj ekonomike, e cila ka shtyrë dhjetëra miliona amerikanë në papunësi. Më shumë se 130,000 njerëz kanë vdekur me virusin.
Shumë votues janë të shqetësuar nga trajtimi i pandemisë së administratës Trump. /abcnews.al