Jamie Vardy, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mohamed Salah, janë në një garë të fortë sa i takon “Këpucës së Artë” në Premier League. Vardy me 22 gola kryeson, ndërsa Aubameyang i dyti me 20. Salah me 19 gola, është i treti, por Klopp beson se Salah e meriton të jetë gjithmonë në krye.
“Salah është një sulmues dhe ky fakt është i mjaftueshëm që të ketë motivim. Ai e ka fituar “Këpucën e Artë” në dy vitet e fundit. Po, sezonin e shkuar e ndau me Mane dhe Aubameyang, por Salah e meriton gjithmonë të jetë në krye.
Është e rëndësishme dhe për Sadion (Mane) që të shënojë gola, mund të bësh shumë mirë në fushë, por në fund te goli duhet të arrijnë. Është fantastike që këta djem luajnë për mua, kanë shënuar 250 gola. Ku do të isha unë nëse s’do i kisha? Në të njejtën situatë, me 250 gola minus (qesh), u shpreh Klopp./abcnews.al
? Jamie @Vardy7
⚽️ 22 Goals?? @Aubameyang7
⚽️ 20 Goals?? @MoSalah
⚽️ 19 Goals? Klopp discusses Salah’s race for this season’s Golden Boot.
? Who will win it? pic.twitter.com/T2mpmZLNlq
— SPORF (@Sporf) July 9, 2020