Fenomen i pazakontë në Itali, akullnaja bëhet rozë në Alpe

schedule14:31 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:31 - 9 Korrik, 2020

Shkencëtarët në Itali po studiojnë shfaqjen misterioze të një pigmenti ngjyrë rozë në Alpe, e cila është krijuar nga një lloj alge e quajtur Ancylonema nordenskioeldi.

Sipas shkencëtarëve italianë, ky fenomen i veçantë ndodh për shkak të ndryshimit të klimës. Ata thonë se ngjyra rozë që merr dëbora vjen nga një bimë algash që mund të gjendet edhe në Greenland.

Ancylonema nordenskioeldii is an algae species that had never previously been quantitatively documented in the Alps before studies by Di Mauro's team this year. As seen here in an aerial shot lining the snow on parts of the Presena Glacier in northern Italy

 

Akulli me ngjyrë është fotografuar në akullnajën Presena në rajonin verior të Trentino-it të Italisë, e cila tashmë po ndjen efektet e ndryshimit të klimës. Për shkak të ngjyrës rozë të shkaktuar nga algat, dëbora thith më shumë nxehtësi dhe për këtë arsye shkrihet më shpejt.

 

Biagio di Maio, researcher at CNR (National Research Council) takes samples of pink coloured snow on July 4, 2020 on the top of the Presena glacier near Pellizzano

“Alga nuk është e rrezikshme, është një fenomen natyror që ndodh gjatë periudhave të pranverës dhe verës në gjerësi të mesme por edhe te polet”, tha hulumtuesi i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, Biagio Di Mauro./abcnews.al/

Normalisht, akulli pasqyron më shumë se 80 përqind të rrezatimit të diellit përsëri në atmosferë, por ndërsa shfaqen algat, ata errësojnë akullin në mënyrë që të thith nxehtësinë dhe të shkrihet më shpejt