S’mund të ishte më shumë se kaq e lumtur, Çiljeta merr suprizën e veçantë nga i biri

schedule11:42 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:42 - 9 Korrik, 2020

Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali që e ka quajtur Fernando, dhe shpesh ajo ka treguar se ka një lidhje të veçantë me të. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një surprizë të këndshme nga i biri, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram. Vogelushi i ka lënë mamasë së tij një pusullë të ngjitur në frigorifer, në të cilën ka shkruar fjalët më të ëmbla për këngëtaren.

Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, janë fjalët që ka shkruar vogëlushi.

E emocionuar shumë nga kjo surprizë, këngëtarja teksa e ka ndarë me ndjekësit suprizën, shkruan: “Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”.  Kujtojmë që këngëtarja u përfol para disa ditësh se ishte në pritje të një fëmije me Alban Hoxhën, por reagimi i saj ishte i menjëhershëm duke hedhur poshtë thashethemet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!