EMRAT/ Të dënuar për krime të rënda, OFL zbarkon në Tiranë

schedule10:32 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:32 - 9 Korrik, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale që nisin nga vjedhja me dhunë deri tek “shfrytëzimi i prostitucionit”.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Çlirim Markun, Oltjan Maxharin dhe Spartak Muçajn.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

OFL, 9 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!