Dosja “Tahiri”, letërporosi të reja drejt Italisë e Greqisë

schedule16:46 - 13 Prill, 2018

schedule 16:46 - 13 Prill, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgon dy letërporosi të reja për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime pranë Prokurorisë, pohuan se një prej tyre i është dërguar autoriteteve italiane të drejtësisë dhe tjetra për ato greke.

Përmes tyre pritet të marrin përgjigje pikëpyetje të prokurorisë në lidhje me dyshimet e ngritura nda ish-ministrit. Këto letëroporosi duket se janë edhe arsyeja që ditët e fundit Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi në gjykatë shtyrjen me tre muaj të afatit të hetimeve.

Kërkesa u pranua, duke e çuar limitin fundor të hetimit në 18 Qershor. Hetimi ndaj ish-ministrit Tahiri për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsionit të zyrtarëve të lartë” nisi në Tetor të vitit 2017.

Ndërkohë Gjykata e Lartë është në pritje të shqyrtimit të ankimit të prokurorisë, mbi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila shfuqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin./abcnews.al