Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë muajin që shkoi. Jonida solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Emi. Gjatë kësaj kohe, moderatorja dhe aktorja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale ku shpesh ka ndarë me ndjekësit përvojën e mëmësisë.
Megjithatë, ajo është treguar shumë e rezervuar që të ruajë portretin e vogëlushes. Së fundmi, Jonida ka publikuar një tjetër foto me vogëlushen në krahë. “Shpirti plot”, ka shkruar Jonida krah fotos që ka ndarë me ndjekësit, por duke u kujdesur sërish që ta mbajë larg vëmendjes së medias imazhin e Emit.
Jonida mori vëmendje të madhe dhe për shkak të fizikut të saj. Një javë pas lindjes, ajo që ra në sy ishtin gjithashtu dhe format perfekte të moderatores. /abcnews.al