Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami ishin titullarë në takimin sotëm kundër Basel dhe Sion festoi një fitore me shumë vlera. Mesfushori shqiptar ishte protagonist me golin e vetëm të shënuar, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit.
Kasami i dha tre pikët Sionit, që la vendin e parafundit në klasifikim. Thun zbriti poshtë tyre dhe tani skuadra e shqiptarëve do mundohet të ruajë këtë pozicion dhe ta sigurojë direkt qëndrimin në Superligën e Zvicrës.
Për Baselin mungonte Taulant Xhaka. Gjithsesi në fushë ishte një tjetër shqiptar, mbrojtësi Elis Isufi. 20-vjeçari është pjesë e moshave të Zvicrës dhe së fundmi ka pasur hapësira te Basel, që e sheh si një element të vlefshëm për të ardhmen. /abcnews.al