Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 8 persona, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 230 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup 126, Kumanovë-31, Shtip-11, Prilep-1, Tetovë-45, Veles-7, Kavadar-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikollë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 7406, prej të cilëve 3554 janë shëruar, ndërsa 359 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3493.


