“Shërove dhjetra të infektuar”, ish-deputeti i PS përlot me dedikimin për të bijën mjeke

schedule14:40 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 8 Korrik, 2020

Ish-deputeti i PS, Namik Dokle i ka përlotur të gjithë me dedikimin ndaj së bijës, e cila sot feston ditëlindjen.

Ai ka publikuar në ‘Facebook’ dy foto nga periudha të ndryshmr të jetës, ku shfaqet e bija Manjola.

Dokle e ka cilësuar vajzën si heroinën jo vetëm të tijën, por edhe të shumë personave të infektuar me Covid-19.

Kujtojmë që Lola ka qenë prej katër muajsh në krye të detyrës si mjeke dhe ka mbyllur me sukses misionin e saj në spitalin ‘Erbosa’ të Bolonjës.

Postimi i plotë:

LOLA, SHPIRTUSH I BABIT

Mes qindra fotografive te tua, sot, NE DITELINDJEN TENDE, po perzgjedh vetem dy:
Njera, kur niseshe per ne kopesht dhe mezi rregulloje komcat e palltos…
Tjetra, foto e ketyre diteve te fundit, pas kater muajve te luftes kunder covid19, kur nate
e dite qendrove prane te semureve dhe dhjetra te sheruar prej teje, te shkruajten:
“SEI LA MIA HEROINA…” Po, je heroina jone dhe te urojme: EDHE 100!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!