Në protestat e ndodhur mesnatën e së martës në Beograd, për shkak të paralajmërimit të rikthimit të orës policore, janë plagosur 20 persona, mes të cilëve 13 janë policë dhe shtatë civilë.
Mediat në Serbi bëjnë me dije se mbi 1000 qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë autoritetet janë bërë të mundur shpërndarjen e turmës pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate./abcnews.al