Prokuroria e Tiranës vendos mos fillimin e hetimeve për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj. Ky i fundit dha dorëheqjen si gjyqtar dhe pas këtij hapi, ndaj tij u ndërpre dhe procesi i vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi pak javë më parë pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Prokuroria e Përgjithshme dosjen e transferoi në Prokurorinë e Tiranës. Ky institucion vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Imeraj për mungese të provave në kallëzim si dhe për mungesë të elementeve të ndonjë vepre penale. Vendimi i Prokurorisë i është njoftuar komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe ish-gjyqtarit Imeraj. Ky është rasti i parë kur prokuroria rrëzon një kallëzim të KPK-së. /abcnews.al