Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu mbrëmjen e sotme në “Provokacija” u ndal edhe të situata politike në vend.
Ajo u shpreh se gratë politikane në Shiqipëri në këto 30 vite kanë qenë më shumë dinjitoze sa i përket përfaqësimit të tyre.
Bregu tha se politika është e vështirë, por akoma edhe më e vështirë për gratë, ndërsa shtoi se në këto vite koha ka vërtetuar se ka pasur të drejtë në betejat e saj në politikë.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë për gratë shqiptare që të merren me politikë, ndërsa shtoi se betejat e tyre i kanë bërë sepse i kanë besuar.
“Politika është e vështirë për këdo, për gratë edhe më e vështirë. Në Shqipëri dhe në vendet tona nuk është kurrë e lehtë të merresh me politikë, nuk ka qenë asnjëherë. Por në politikë në këto 30 vjet gratë kanë dalë më dinjitoze në Shqipëri.
Edhe kur janë larguar kanë pasur beteja që i kane bërë sepse i kane besuar. Mund të qëllojë se ajo që ke mbrojtur të nesërmen të rezulton dështim total, por mundet që koha të japë të drejtë. Fatmirësisht unë jam në grupin e dytë”, tha Bregu./abcnews.al