Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aktrimi në zi, ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare ylli i Disney-t

schedule14:54 - 7 Korrik, 2020

schedule 14:54 - 7 Korrik, 2020

Aktori i Disney-t, Sebastián Athié ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë The Disney Channel Latin America përmes një njoftimi në Instagram.

Ndërsa shkaku i vdekjes së 24-vjeçarit mbetet i paqartë, raporton revista “People”.



“Pusho në paqe, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë.

Jemi të trishtuar për ikjen e Sebastián Athié dhe do ta kujtojmë gjithmonë për talentin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe. Jemi pranë familjes së tij, miqve dhe fansave”, ka shkruar Disney Channel LA, përkrah një fotoje të Athié duke qeshur.

Gjithashtu të shumtë ishin edhe kolegët e aktorit që kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CCPXDf-lwSn/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!