Laçi u rikthye te fitorja pas humbjes në kryeqytet përballë Partizanit, edhe pse nuk e pati aspak të lehtë kundër Flamurtarit të vendit të fundit. Miqtë nga Vlora luajtën me një lojtar më pak prej mesit të pjesës së parë.
2-1 fituan bardhezinjtë e Cungut falë golave të Kyrian Nwabueze dhe Rudolf Turkaj. Bomberi amerikano-nigerian, kishte kohë që nuk shënonte, teksa iu desh të humbiste disa ndeshjes si pasojë e një dëmtimi.
Goli kundër kuqezinjve ishte i 18-ti për këtë sezon në Superiore dhe e ka çliruar plotësisht. 27-vjeçari ka postuar një foto në “Instagram”, aty ku shkruan: Le të udhëhiqemi nga fitorja.
Bardhezinjtë renditën në vend të katërt dhe po garojnë për t’u kualifikuar në Europa League, ndërsa Nwabueze shpreson të gjejë golat e radhës në duelin e javës së ardhshme kundër Luftëtarit. /abcnews.al